Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut.
Kjo u bë e ditur nga Elvir Imeri, avokat i të dyshuarit për rastin në fjalë.
Ai është i dyshuar për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.
Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës kishte ndodhur të shtunën, njofton Telegrafi.