Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për policin që plagosi me armë familjarin e tij në Istog

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri të afërmin e tij 16-vjeçar në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po, kemi marrë konfirmimin nga gjykata se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore ne Pejë për caktimin e masës se paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

I dyshuari tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Lexo po ashtu Prokuroria: Plagosja e të miturit në Istog ndodhi gjatë kohës sa polici ishte në uniformë

Incidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, ku një adoleshent 16-vjeçar është plagosur në kokë, ku rasti dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në shtëpinë e  zyrtarit policor.

Personi i plagosur, i moshës 16 vjeçare dhe me lidhje familjare me policin, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUk), kanë konfirmuar për Dukagjinin, se 16-vjeçari në konsultim me mjekun kujdestar është futur në sallë të operimit, dhe më pas pacienti është transferuar në Mjekim Intensiv në Klinikën e Pediatrisë.

Exit mobile version