Një super kompjuter ka parashikuar tabelën e Ligës Premier për sezonin 2024-25.
Elita e futbollit anglez do të rikthehet pas vetëm 32 ditësh me ndeshjen hapëse të sezonit mes Manchester United dhe Fulham në Old Trafford.
Këtë herë sigurisht që do të ketë edhe tri fytyra të reja – Ipswich Town, Southampton dhe Leicester City – dhe sigurisht një tjetër garë magjepsëse për titullin.
Por, a do ta arrijë City pesë tituj radhazi? A do ta fitojë Arsenali më në fund trofeun? Apo do të kemi një tjetër mrekulli si Leicesteri?
Sipas super kompjuterit të Grosvenor Sport, duket se do të kemi një tjetër sezon që do të dominohet nga Citizens.
Super kompjuteri funksionon duke simuluar çdo ndeshje të vetme 1000 herë për të arritur në një përfundim sa më të saktë të jetë e mundur mbi rezultatin dhe pasi të merren parasysh gjëra të tilla si forca e ekipit, tregu i basteve dhe rastësia e krijuar artificialisht për një tabelë. /Telegrafi/