Telegrafi

Një muaj larg nga dasma, Afërdita Dreshaj në kërkim të vellos

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë.

Ajo do të martohet me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Dreshaj ka ndarë herë pas here me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga përgatitjet për datën më të rëndësishme të jetës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, ajo ka hedhur në InstaStory një imazh, ku shfaqet në një sallon vellosh.

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

Me këtë, modelja dhe këngëtarja e njohur ka dashur të tregojë se është duke përzgjedhur fustanin e saj të nusërisë.

Çifti do të organizojnë dasmën e tyre në Shtetet e bashkuara të Amerikës, vend në të cilin janë shpërngulur dhe bashkëjetojnë prej disa vitesh.

Data e 19 qershorit do të jetë dita e kurorëzimit për çiftin. /Telegrafi/