Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin me patentë shoferë, duke iu caktiar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për secilin nga të pandehurit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, të pandehurit F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F. L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M, se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të pandehurit A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu në njoftim thuhet se Gjykata ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A, M.M, A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
Në komunikatë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga data e pa përcaktuar e deri me dt. 05.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Sektori i patentë shoferëve.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/