Një person është lënduar në Prishtinë, pasi i njëjti derisa ishte me motoçikletë është goditur nga një veturë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.
“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo.
Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/