Telegrafi

Lajmërohen familjarët e të moshuarit që gjendej në stacionin policor në Ferizaj

E plotësuar:  

Pas raportimit të Policisë së Kosovës, janë lajmëruar familjarët e personit të moshës së shtyrë i cili gjendej në stacionin e policisë në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë lajmëruar familjarët dhe se ai tashmë i është dorëzuar familjarëve të tij.

“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Një i moshuar që kishte humbur gjendet në stacionin policor në Ferizaj

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, pasi zyrtarët policor kanë hasur në një person të humbur i cili është në moshë të shtyrë dhe nuk din të flas.

Sipas një njoftimi për media, Policia e Kosovës bën apel tek familjarët e personit të humbur që të lajmërohen në stacionin e Policisë në Ferizaj, në rrugën “Zenel Hajdini”.

“Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas.

Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në raport.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se aktualisht personi i humbur në moshë të shtyrë është në stacionin e policisë në Ferizaj. /Telegrafi/