Detyrat e Herolind Shalës në fushë janë – t’i ndalë aksionet e kundërshtarëve dhe shpejt të nisë aksione të rrezikshme për gol.
Në shumë raste e ka bërë mirë punën e tij.
Mbrojtjen dhe sulmin i ka mësuar qysh kur ka qenë i vogël, shkruan sot Koha Ditore në një rrëfim të gjatë për futbollistin kosovar.
Shala 25-vjeçar, njëmbëdhjetë vjet më parë, paralel me futbollin është marrë edhe me disiplinën luftarake Kung Fu.
“Kam qenë më i miri në Norvegji në moshën 14-vjeçare”, thotë Shala. Por, Shala duhej të zgjidhte njërën – të vazhdonte me Kung Fu apo t’i përkushtohej vetëm futbollit. E zgjodhi të dytën.
“Nuk jam pishman që zgjodha futbollin”.
Shala thotë se dëshira për t’u bërë profesionist në futboll ka qenë ëndërr e fëmijërisë.
Megjithatë, thotë se Kung Fu i ka shërbyer edhe si futbollist.