Site icon Telegrafi

Një i mitur zhduket në Gllogovc

Foto: Arkiv

Një 14 vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i mituri është larguar të mërkurën (23 shtator) rreth orës 16:00, i cili është nga fshati Nekovc, Gllogovc.

Siç thuhet në raport, babai i tij ka thënë se 14 vjeçari nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese.

“Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version