Policia e Kosovës ka bëri të ditur se një i mitur ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika.
Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Mustafë Veselaj” në Prishtinë, të enjten në ora 11:15.
“Është raportuar se një mashkull kosovar i mitur, ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika”, thuhet në raport.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/