Telegrafi

Një i mitur rrihet nga disa persona në Istog

Foto: Ilustrim

Një person (i mitur) është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:45 në fshatin Gurrakoc, të Istogut.

Tutje në raport thuhet se i mituri ka marrë lëndime trupore.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është intervistuar një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

“Një person – i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të pa njohur, i njëjti ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/