Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga 5,6 persona tjerë, po ashtu të mitur.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 13:20 në Prizren.
“Viktima mashkull kosovari–i mitur, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga 5-6 persona të mitur”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/