Telegrafi

Një i mitur gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

Një i mitur është gjetur pa shenja jetë në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se informatën e kanë pranuar në orën 17:30 se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete një person.

Ajo ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë ajo./Telegrafi/