Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pasditën e së hënës, një i mitur është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.
Sipas komunikatës, F.K, i mitur me masë edukative është larguar rreth orës 17:35 nga Qendra e tipit të hapur, ndërsa ishte duke vuajtuar masën edukative prej dy vitesh për veprën penale vjedhje e rëndë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur). F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite për veprën penale vjedhje e rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/