Site icon Telegrafi

Një ministër britanez viziton Maqedoninë

Ambasada britaneze në Shkup njofton se ministri britanez për Evropë, David Lidington, nesër dhe pasnesër do ta vizitojë Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lidington do të pritet nga zv. kryeministri për integrime evropiane, Fatmir Besimi, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, por ai do të takojë edhe liderët e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Gjithashtu, ministri britanez do të ketë takime edhe me njerëz të përfshirë në çështjen e krizës së refugjatëve. Gjatë qëndrimit në Shkup, Lidington do të merr pjesë në një forum të shoqërisë civile në EU Infocenter, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të OJQ-ve, aktivistë dhe persona me ndikim virtual./Telegrafi/

Exit mobile version