Telegrafi

Një milion për “Kele” nga Lumi B (Foto)

Lumi B po shijon suksesin e projektit të ri të tij të publikuar kohë më parë.

Reperi ka lansuar para pak ditësh këngën “Kele” që u prit shumë mirë nga publiku.

Projekti ritmik tashmë ka një milion klikime në pak ditë dhe vet Lumi shfrytëzoi rastin t’i falënderojë adhuruesit e tij në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Lumi B

Lumi ka kohë që po përgatitet të lansojë projekte të reja dhe një i ardhës do të jetë me Ledrin e Gjikon.

Lumi mbetet shumë i angazhuar edhe me koncerte gjithandaj në trojet shqiptare.

Ai po shijon edhe kohën si prind i djalit të vogël, Blinit, me të cilin s’ka shumë kohë që të kalojë për shkak të koncerteve.

Lumi prej vitesh ësthë i martuar dhe po shijon jetë të lumtur familjare. /Telegrafi/