Lumi B po shijon suksesin e projektit të ri të tij të publikuar kohë më parë.
Reperi ka lansuar para pak ditësh këngën “Kele” që u prit shumë mirë nga publiku.
Projekti ritmik tashmë ka një milion klikime në pak ditë dhe vet Lumi shfrytëzoi rastin t’i falënderojë adhuruesit e tij në rrjetin social Instagram.
Lumi ka kohë që po përgatitet të lansojë projekte të reja dhe një i ardhës do të jetë me Ledrin e Gjikon.
Lumi mbetet shumë i angazhuar edhe me koncerte gjithandaj në trojet shqiptare.
Ai po shijon edhe kohën si prind i djalit të vogël, Blinit, me të cilin s’ka shumë kohë që të kalojë për shkak të koncerteve.
Lumi prej vitesh ësthë i martuar dhe po shijon jetë të lumtur familjare. /Telegrafi/