Telegrafi

Një milion për “E jemja” nga Cozman dhe Agon Amiga

Teksa po bëhen gati që të lansojnë një tjetër projekt, Cozman dhe Agon Amiga po shijojnë suksesin aktual.

Dyshja kanë publikuar këngën “E jemja” vetëm pak kohë më parë.

Klipi i xhiruar në Shqipëri shfaq reperët atraktiv në ritme tejet verore.

Kënga tashmë për një javë të publikimit ka kaluar një milion klikime.

Vet Cozman kishte deklaruar se numri i pëlqimeve po manipulohet nga rivalët e tij të cilët dëshirojnë që ta pengojnë drejt suksesit.

Kënga ishte punuar nga BigDeal Records në klip nga Mojo.

Shumë shpejt Cozman do të publikojë projektin e ri të tij me Amigën, por që është një projekt tipik i hip hopit. /Telegrafi/