Telegrafi

Një milion për “Birthday” nga Geasy (Video)

Getoar Selimi po vazhdon të shënojë suksesin e radhës me këngën “Birthday”.

Reperi i njohur që është lider i Babastars, ka publikuar së fundmi projektin Birthday, një solo projekt mjaft i pëlqyer.

Foto: Folie Terrace

Në vetëm pak ditë nga publikimi, Geasy ka arritur të grubmullojë një milion klikime për projektin e tij të ri.

Teksti është bërë nga vet Getoar Selimi, kurse muzika është punuar nga Irkenc Hyka në mix nga JoJo.

Geti gjatë pushimeve në Meksikë, Foto: Instagram

Videoklipi është punuar nga Max Production dhe e sjellë Getin fuqishëm këtë dimër në projektin që u lansua pa asnjë paralajmërim.

Geasy së fundmi u martua me prezantuesen, Marina Vjollca, në një dasmë dhe ceremoni luksoze.

Geasy me plot koncerte, Foto: Instagram

Dasma e tyre besohet se ka kushtuar rreth 130 mijë euro, e ajo u mbajt në Gjirin e Lalzit. /Telegrafi/