Dafina Zeqiri po shijon suksesin e albumit të ri “Dafinë Moj” që e publikoi në fillim të këtij muaji.
Këngëtarja e mirënjohur ka marr reagime të shumta dhe mjaft pozitive për albumin, ndërsa këngët tashmë po dëgjohen dhe mirëpriten nga publiku.
Por, Dafina nuk është ndal me kaq, kjo sepse këngëtarja ka publikuar videoklipin e këngës “Vet e lype” që e solli në bashkëpunim me reperin, MC Kresha.
Dyshja kanë realizuar një videoklip mjaft unik, ndërsa si tematik ka fuqizimin e figurës së femrës dhe si e tillë në klip Dafina e revoltuar lufton për t’u dëgjuar zëri i gjinisë femërore.
Producente e këngës është vet Dafina e cila po ashtu është kujdesur edhe për tekstin e këngës bashkë me Elinel dhe MC Kresha, mix dhe master nga Deard Sylejmani, ndërsa videoklipi u realizua nga Entermedia.
Bashkë me videoklipin, është publikuar edhe një mesazh sensibilizues për dhunën kundër në familje, ndërsa janë shfaqur edhe numrat për raportimin e dhunës në Polici.
“Vetëm ndërmjet janarit deri në qershor të vitit 2020, janë trajtuar 297 rasteve të ndryshme të dhunës me bazë gjinore në institucionet e drejtësisë. Në 24 orët e fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Shumica e viktimave janë gra! Dhuna në baza gjinore është çështje politike dhe shteti ka rolin e patjetërsueshëm, jo vetëm të mbrojtjes, por edhe adresimit të kësaj çështje dhe parandalimit. Mos harroni, “Kush të rreh, nuk të do!” Mos duro dhunën, raporto në Polici! 112 (nga telefoni mobil) ose 92 (nga telefoni fiks) Email: info@kosovopolice.com”, shkruhet në mesazhin e publikuar poshtë videoklipit në kanalin e Youtube. /Telegrafi/