Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur të skenës.
Gjithmonë i komentuar për muzikë dhe asnjëherë për jetën private, ai gëzon një jetë të shëndoshë familjare me bashkëshorten, Gresën.
Dhe, ata prej kohësh janë bërë prindër të vajzës, Eva, që është shndërruar në arsyen kryesore të jetës së reperit.
Festimi shpesh shihet duke kaluar kohë më vajzën dhe këtë e bën publike edhe në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm (e premte), reperi u shfaq me vajzën, për të vazhduar më pas shoqërinë me Mc Kreshën me të cilin po punojnë në albumin e ri “United States of Albania”.
Së fundmi dyshja publikuan projektin e ri “Duqa mi Duqa”, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.
Edhe “Pa cenzurë” është një projekt i suksesshëm i reperit me Capital T dhe Vig Poppan. /Telegrafi/