Telegrafi

Një mbështetëse e madhe – partnerja e Xhakës shfaqet e lumtur nga stadiumi pas kalimit të Leverkusenit në finale

Partnerja e futbollistit të njohur shqiptar, Granit Xhaka, Leonita, merr shpesh vëmendje në rrjete sociale.

E më së shumti për atë se është një mbështetëse e madhe e partnerit të saj, yllit me famë ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu ka qenë e pranishme në ndeshjen mes Bayer Leverkusen ndaj Fortuna Dusseldorf, ku edhe u sigurua kalimi në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur dukej në formë të mirë me fanellën e Bayer Leverkusen, ndonëse u shfaq tërësisht në të zeza.

Lexo po ashtu “Ky ekip di të luajë vetëm me 100 për qind”, Granit Xhaka lavdëron Leverkusenin pas kalimit në finale

Leonita dukej mjaft e lumtur për fitoren, gjersa Xhaka në anën tjetër ka lavdëruar skuadrën e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

“Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Xhaka pas sigurimit të finales së Kupës së Gjermanisë.

Leonita dhe Graniti theksojmë se janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë kanë dy vajza. /Telegrafi/