Telegrafi

Një mal me tituj, por edhe me para: Fitimet marramendëse të Nadal dhe Federer gjatë karrierës

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të ta takohen të dielën në ora 09:30 në finale të Australian Open.

Zvicerani renditet në vendin e 17-të në ranglistën botërore, ndërsa spanjolli në vendin e shtatë.

Të dy së bashku kanë 157 tituj, 88 i ka të fituar gjithsej në karrierë Federer, ndërsa 69 i ka Nadal.

Lexo po ashtu Historia e Nadalit: Nga një shoqërues futbollistësh te Barça, në një tifoz të çmendur të Real Madridit dhe shpëtimtar i Mallorcas (Foto)

35-vjeçari Zvicrën nga karriera e tij e suksesshme ka fituar 98,011,727 milionë dollarë, kurse 30-vjeçari spanjoll, 78,007,139 milionë dollarë.

Vetëm tenisti Novak Djokovic ka fituar më shumë gjatë karrierës së tij, 107,898,543 milionë dollarë. /Telegrafi/