Telegrafi

Një makth i prish gjumin Encës (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia është pa diskutim njëra ndër këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe postimet provokuese.

Së fundmi, Enca ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në SnapChat, përmes së cilës ka treguar se nuk e ka kaluar edhe aq mirë mbrëmjen që shkoi.

Një makth i keq në gjumin e natës, ka bërë që këngëtarja të shkruajë një status me fjalët: “Nga kjo ëndërr e keqe zgjohu”.

Ndoshta qëndrimi në orët e vona ka shkaktuar lodhje këngëtares, duke ndikuar që edhe gjumin të mos e bëjë rehat. /Telegrafi/