Site icon Telegrafi

Një lojtar në Kaliforni fiton 1.76 miliard dollarë në Powerball – xhekpotin e dytë më të madh të lotarisë në histori

Një biletë e vetme e shitur në Kaliforni ka fituar 1.76 miliard dollarë në Powerball – xhekpoti i dytë më i madh i lotarisë në histori.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, identiteti i mbajtësit të biletës nuk është bërë i ditur.

Fituesi mund të zgjedhë të merr paratë gjatë 30 viteve, ose të marrë një pagesë të përllogaritur prej 774.1 milionë dollarësh.

Fitorja më e madhe ndonjëherë ishte 2.04 miliardë dollarë në nëntor 2022. Kjo biletë u ble gjithashtu në Kaliforni.

Sipas CNN, shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292.2 milionë. Për krahasim, shanset për t’u goditur nga rrufeja gjatë vitit të ardhshëm janë 1 në 1.22 milionë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA.

Bileta fituese u ble në Midway Market & Liquor në Frazier Park, 75 milje (120 km) në veri të Los Anxhelosit, tha Powerball.

Biletat kushtojnë 2 dollarë secila dhe shiten në të gjithë SHBA, Porto Riko dhe Virgin Islands të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version