Site icon Telegrafi

Shqiptarët nga Kosova, në listën e Ramës për të drejtuar diplomacinë e Shqipërisë

Një personalitet nga Kosova mund të drejtojë diplomacinë shqiptare gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë. Sipas burimeve pranë Ramës, në mendjen e tij janë katër kandidatë për këtë detyrë.

I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës, dhe Vlora Çitaku – ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar dhe publicist. por, si alternativë e mirë mund të jetë edhe Mimoza Kusari Lila, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë.

Në qeverinë “Rama 2”, Ditmir Bushati shihet i përshtatshëm për të drejtuar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose për të qenë në krye të drejtësisë gjatë këtij mandati kyç për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi./Tiranapost.al/

Exit mobile version