Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është padiskutim një ndër zërat më të pëlqyer të momentit.
Vitin 2017, ajo e nisi me publikimin e projektit “I got you”, këngë e cila është pëlqyer shumë dhe ka marrë mbi 75 milionë klikime në YouTube.
Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e botimit më të ri të të famshmes “Tmrw”, një revistë në formë libri, e cila përbrenda një vëllimi fokusohet në vlerat e kulturës, dhe në karrierën e personazhit kryesore në të, në këtë rast të këngëtares Bebe Rexha.
Bleta ka publikuar në llogarinë personale në Instagram kopertinën e kësaj reviste, në të cilën do të shfaqet mjaft lozonjare teksa shfaqet në një fotografi duke tentuar të ‘kafshojë’ një kaktus.
Këngëtarja shqiptare është pjesë e volumit të shtatëmbëdhjetë të këtij ‘libri’, tirazhi i të cilit është i limituar në treg, sipas faqes zyrtare të “Tmrw”. /Telegrafi/