Telegrafi

Një libër i një biblioteke në New York u kthye 90 vjet me vonesë – “gjoba” e vendosur ishte befasuese

Në një librari në New York, një libër biblioteke u kthye 90 vjet pas datës së caktuar!

Libri, i titulluar “Youth and Two Other Stories” nga Joseph Conrad, fillimisht ishte planifikuar të kthehej më 11 tetor 1933.

Por biblioteka Publike Larchmont e mori librin nga Virxhinia – shumë vjet më vonë – falë një gruaje që po kalonte nëpër gjërat e njerkut të saj.

Ndërsa sa i përket tarifës për shkak të vonesës, ajo u desh të paguante vetëm 5 dollarë.

Kjo pasi që kjo thuhet të jetë gjoba maksimale në bibliotekë, pavarësisht se sa kohë është vonuar një artikull. /Telegrafi/