Telegrafi

Një lepur 11 kilogramësh është shpëtuar nga një autostradë në Kaliforni

Një lepur masiv që peshonte 11 kilogram është shpëtuar nga një autostradë në Kaliforni.

Bëhet e ditur se lepuri i quajtur Bugs nga oficerët e autostradave të Kalifornisë është dërguar te veterinari në qarkun Santa Cruz, përcjell Telegrafi.

Kafsha besohet të jetë një lepur femër gjigant flamand, një kafshë shtëpiake popullore për madhësinë e saj masive.

Zyrtarët thanë se lëndimet e vogla në fytyrën e Bugs dhe në pjesën e pasme të qafës së saj tregojnë se ajo mund të jetë rrëmbyer nga një grabitqar, por ka arritur të shpëtojë. /Telegrafi/