Telegrafi

Përleshje me thikë në Kaçanik, një i lënduar

Një përleshje me thika, mes dy personave ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në Kaçanik.

Si pasojë e një zënke, një person ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

Sipas policisë, personi i lënduar është dërguar për mjekim në QKUK në Prishtinë.

“Një person është therur me thikë, në krahë dhe në këmbë. Ai ka pësuar lëndim të rëndë trupor. Ndihma mjekësore iu është dhënë në Kaçanik, më pas në Ferizaj, për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës.

Ndërkaq, autori i veprës, është arrestuar nga Policia.