Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sonte në ora 18:00 në hyrje të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.