Site icon Telegrafi

Një largim i papritur mund të ndodhë tek Real Madridi gjatë verës

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi mund të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm gjatë verës. 

Bëhet fjalë për Andriy Lunin i cili ka dëshmuar të jetë një portier i besueshëm sa herë që i është dhënë rasti për të mbrojtur portën e Real Madridit. 

Sidoqoftë, situata e tij tek ‘Los Blancos’ mund të ndryshojë para hapjes së afatit kalimtar veror, pasi ukrainasi dëshiron vazhdimësi dhe më shumë minuta, diçka që tek madrilenët nuk e ka të garantuar shkaku i Thibaut Courtois. 

Duke marrë parasysh këtë skenar, e ardhmja e tij premton që të jetë larg ‘Santiago Bernabeu’, ka raportuar Fichajes.

Pavarësisht performancave të tij fantastike veçanërisht në Ligën e Kampionëve, Lunin po luan një rol dytësor tek klubi madrilen. 

Për këtë arsye disa klube të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij, duke i ofruar mundësinë që të jetë portieri i tyre i parë. 

Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Në rast se Lunin vendos të largohet, Real Madridi do të detyrohet që të gjejë zëvendësuesin e tij në tregun e transferimeve. 

Bordi i klubit nuk dëshiron të varet vetëm nga një opsion në portë dhe do të duhet të vendosë se kush do të jetë zëvendësuesi i ri i Courtois./Telegrafi/

Exit mobile version