Telegrafi

“Një lamtumirë”, duet nga Irkenc Hyka dhe Dani (Video)

(Foto: Instagram/IrkencHyka)

 

Irkenc Hyka i ka bashkuar forcat me këngëtarin e madh të skenës shqipe, Ramadan Krasniqi – Dani, për realizimin e këngës së re.

Dueti i tyre titullohet “Një lamtumirë” dhe është sjellë për fansat me videoklip.

Muzikën e ka bërë vet Hyka, ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë nga JoJo.

Realizimi i videoklipit i është besuar Max Production.

Irkenc Hyka ka realizuar disa këngë të suksesshme për kolegët e tij gjatë këtij viti.

Njëkohësisht, ai ka sjellë edhe projekte individuale dhe duete që kanë pasur shumë sukses.

Nga ana tjetër, Dani vazhdon të jetë ndër më të kërkuar nëpër ahengje të ndryshme familjare dhe mbrëmje gazmore.

Kohë pas kohë, ai kujdeset që të sjellë edhe materiale të reja muzikore për dashamirët e muzikës së tij. /Telegrafi/