Telegrafi

Një krevat fëmijësh falas për fëmijët që lindin nëntë muaj pas Shën Valentinit (Foto)

Derisa shumë të dashuruar, përkatësisht çifte festonin Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentinin, kompania e famshme për prodhimin e mobiljeve, IKEA, vite më parë, kishte bërë një ofertë interesante.

Ajo, përcjell Telegrafi, nuk kishte ofruar lule, apo dhurata të cilat zakonisht shkëmbehen gjatë 14 shkurtit, por diçka “më tepër”.

Kjo kompani për çiftet e ardhshme në Australi kishte ofruar një krevat fëmijësh, gratis.

Por për të qenë fitues i krevatit, duhej plotësuar një kusht dhe ka një afat kohor.

Fëmija duhej të ishte lindur pikërisht nëntë muaj nga dita 14 shkurtit të vitit 2013, që i binte 14 nëntori i po të njëjti vit. /Telegrafi/