Një shqiptar raportohet se ka humbur jetën në një aksident në Itali.
Mediat në Itali raportojnë se viktima është H.SH, 25-vjeçar, transmeton Telegrafi.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Brennero.
Viktima H.Sh thuhet se ishte duke punuar si shofer kamioni, dhe se pas vetës ka lënë një vajzë rreth dy vjeçare. /Telegrafi/