Site icon Telegrafi

Një kombëtare në basketboll? Ja çka thotë Edi Rama nga Prishtina

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Pristhinë për të ndjekur ndeshjen mes Prishtinës dhe Pejës, e cila është e dytë e serisë finale të playoffit.

Rama u intervistua nga Supersport në fund të pjesës së parë dhe ai u pyet për cilësinë e basketbollit kosovar.

Sipas Ramës, cilësia është majft e lart dhe ai thotë se që nga koha që ka pasur flokë nuk e mban mend një spektakël të tillë.

Për mundësinë e një kobmëtare në basketboll, shkruan Telegrafi, ai thotë se nuk mund të precizojë asgjë.

Sipas tij ka disa pengesa objektive që duhet të tejkalohen për t’u realizuar kjo, por nuk e hodhi poshtë si mundësi. /Telegrafi/

Exit mobile version