Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas barazimit 2-2 të Portugalisë ndaj Serbisë, ku në minutat shtesë iu mohua një gol i rregullt.
Kombëtarja e Portugalisë nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy gola dhe ka barazuar në udhëtim te Serbia me rezultat 2-2 në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Megjithatë, mysafirët portugez mund ta fitonin lojën në minutat shtesë sikurse gjyqtarët të ishin më të vëmendshëm dhe ta pranonin golin e Ronaldos.
Ronaldo ishte i saktë duke quar topin brenda portës në minutat shtesë, por ky gol nuk u pranua nga gjyqtarët me pretendimin se topi nuk kaloi vijën fatale.
Pas këtij vendimi, Ronaldo u ndëshkua me të kuq pas protestave dhe lëshoi fushën i tensionuar.
Nuk ka vonuar shumë dhe ylli portugez ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar dhe thënë se një komb i tërë u dëmtua mbrëmë.
“Të jesh kapiten i Kombëtares së Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime”, nis shkrimi i Ronaldos në Facebook.
“Unë jap dhe do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por ka momente të vështira për t’u përballuar, veçanërisht kur ndihemi sikur një komb i tërë po dëmtohet”.
“Ngrijeni kokat lartë dhe vazhdoni me sfidën tjetër tani! Forca Portugalia!”, mbyll shkrimin ylli portugez. /Telegrafi/