Telegrafi

Një klub nate në Dubai promovon mbrëmje nën shoqërimin e Arta Nitajt dhe shoqes së saj përmes një fotografie në Instagram

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja Arta Nitaj është shumë e përfolur për jetën luksoze që bën.

Së fundmi, ajo ka qëndruar në Dubai ku ka shijuar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, fytyra e saj shpesh zgjon interesim për promovimin e produkteve apo vendeve që ajo viziton.

E një gjë e tillë ka ndodhur me një klub nate në Dubai, të quajtur “Billionaire Mansion”, të cilët përmes faqes “Thelist” në Instagram, kanë promovuar klubin e tyre me imazhin e bukuroshes Nitaj dhe mikes së saj, Stina Bojku.

Lexo po ashtu Arta Nitaj publikon video nga ushtrimet që i bën për një trup si të sajin

“Çdo të diele në Billionaire Mansion, është lista e zonjushave të mbrëmjes dhe ne duam të gjithë ju të dini se shampanja është mbi neve këtë natë”, shkruhet në njoftimin e ‘The List’ të bërë më datë 27 dhjetor të vitit 2019.

Nuk dihet nëse ky promovim është bërë me lejen e bukurosheve apo pa autorizimin e tyre.

Vet Arta Nitaj nuk është deklaruar të jetë e angazhuar në ndonjë projekt marketingu në Dubai, me imazhin e së cilës mund të lejohet promovimi i klubeve të natës.

Lidhur me këtë çështje nga vet bukuroshja Nitaj deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim. /Telegrafi/