Fansat e shumtë janë të zhgënjyer nga anulimi i koncerteve të Taylor Swift në Vjenë, të cilat nuk do të zhvillohen për shkak të frikës nga sulmet terroriste.
Zhgënjimin e tyre e kanë ndarë edhe disa personazhe të famshme, në mesin e tyre këngëtarja kroate, Domenica Zuvela.
“Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më e emocionuar për të shkuar në një koncert… Kam një vit që e prisja këtë të shtunë dhe po e prisja në mënyrë jonormale dhe u anulua”, ka shkruar ajo.
Përveç saj për koncertet e anuluara ka komentuar edhe aktorja Katarina Baban, e cila ndodhet në Vjenë.
“Nuk e di nëse duhet të qaj apo të falënderoj universin”, ka shkruar ajo, më pas ka shtuar se do t’i bëjë të dyja “kur të kalojë tronditja” dhe ka publikuar një video me një shprehje të zhgënjyer në fytyrë.
“Do të ketë fytyra femrash të trishtuara sot në qytet”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, dy burra u arrestuan për sulmet e planifikuara dhe mijëra fansa të Taylor Swift u zhgënjyen nga anulimi i koncerteve, të cilat supozohej të mbaheshin më 8, 9 dhe 10 gusht në stadiumin Ernst Happel.
Përveç kësaj, fansat kanë frikë se këngëtarja do të anulojë pesë koncerte radhazi në Londër, të cilat duhet të zhvillohen nga 15 deri më 20 gusht, për shkak të trazirave në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/