Telegrafi

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është goditur nga një veturë në lëvizje, duke marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur  rreth orës 17:45 në rrugën “Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ndërkaq të lënduarit i është dhënë ndihma parë dhe më pastaj është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Hoxha ka shtuar se njësia patrulluese ka dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe të kryej hetimet e nevojshme.

“Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”, ka thënë Hoxha./Telgerafi/