Argjentina ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas një ndeshje tejet dramatike.
Argjentinasit u përballen me Holandën në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Botëror, ku arritën ta mposhtnin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, derisa pas ekzekutimit të penalltive Argjentina triumfoi me rezultat 4-2, falë dy penalltive të pritura nga portieri Emiliano Martinez.
Por një video unike është publikuar nga tribunat e stadiumit Lusail Iconic Stadium me Lionel Messin protagonist absolut.
Pas shënimit të penalltisë vendimtare nga Lautaro Martinez të gjithë futbollistët e Argjentinës shkuan për të festuar me sulmuesin e Interit.
Ishte vetëm kapiteni Leo Messi që ndërroi rrugë dhe shkoi për ta përqafuar portierin Emiliano Martinez dhe për ta falënderuar për dy penalltitë e pritura.
Gjesti i gjeniut argjentinas po vlerësohet shumë dhe ai ka marrë lëvdata të mëdha në këtë Botëror pasi po sillet si një lider i vërtetë i vendit të tij. /Telegrafi/
Tüm takım Lautaro Martinez'e koşarken sadece Messi'nin Emiliano Martinez'e gitmesi 🙂pic.twitter.com/TI7BkqZyHC
— Semih Durası (@semihdurasi) December 9, 2022