Një kandidatë për deputete nga radhët e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), është kërcënuar me familje.
Kështu ka bërë të ditur PEK përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku njëherësh i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë.
Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), në këtë njoftim ka shkruar se kandidatja për deputete është kërcënuar me fjalët “nëse nuk tërhiqet nga PEK dhe nëse nuk i fshinë të gjitha postimet nga fb i saj”.
“Thirrje për Policinë e Kosovës
Njoftim për ambasadat e huaja në Kosovë
Deputetet e Partisë Euroatlantike të Kosovës janë vënë përpara një presioni dhe shatazhi të madhë. Sot, njëra nga deputetet femra është kërcënuar me familje, “nese nuk tërhiqet nga PEK dhe nëse nuk i fshinë të gjitha postimet nga fb i sajë!
Rasti është paraqitur sot në polici. Organet e drejtësisë duhet ta zbulojnë këtë rast, në mënyrë që t‘u ikim spekulimeve dhe etikëtimeve. Ne si Parti i kemi pistat tona të dyshimit, po do të heshtim deri në momentin e mbylljës të hetimeve”, ka shkruar Partia Euroatlantike e Kosovës./Telegrafi/