Telegrafi

Një Juventus me kaq shumë gola nuk është parë qe 36 vite

Juventusi e ka filluar mirë sezonin 2017/18 në Serie A.

Në tri ndeshjet Zonja e Vjetër ka arkëtuar nëntë pikë, por ky nuk është lajmi.

Tashmë kampionët aktual kanë shënuar dhjetë gola: Tre gola kundër Cagliarit, katër ndaj Genoas dhe së fundmi tre edhe Chievos.

Hera e fundit që Juve kishte shënuar më shumë se dhjetë gola në tri ndeshjet e para sezonale në Serie A ishte viti 1981.

Lojtari me më së shumti gola këtë sezon është Paulo Dybala me pesë. /Telegrafi/