Telegrafi

“Një jetë me ty”, Irma Libohova i këndon bashkëshortit të ndjerë (Video)

Këngëtarja Irma Libohova këtë muaj u përball me një humbje mjaft të madhe në jetën e saj.

Ditë më parë u nda nga jeta bashkëshorti i saj Besnik Kasa, i njohur për publikun si një nga aktorët më të mirë të Ish-Estradës së Shtetit.

Lexo po ashtu Ndahet nga jeta bashkëshorti i Irma Libohovës, aktori Besnik Kasa

Ai u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, gjersa la pas vetes djalin Ataolin dhe bashkëshorten, këngëtaren e njohur Irma Libohova.

Kjo e fundit ka bërë për herë të parë një dalje publike pas rastit në akademinë përkujtimore të bashkëshortit, njëherit aktorit të ndjerë.

“Kjo është dalja ime e parë publike pas humbjes së bashkëshortit, mirëpo jeta kështu është, jeta nuk vazhdoi dhe duke dashur të qëndrojë larg vëmëndjes së mediave, duke menduar që hidhërimin tim ta mbaj për vete sepse bashkëshorti im ashtu më thoshte gjithmonë: gëzimin ndaje me të tjerët por hidhërimin mbaje për vete, kam vendosur të këndojë një këngë të cilën ai e donte shumë”, u shpreh këngëtarja teksa nisi të këndonte me emocion këngën e preferuar të bashkëshortit “Një jetë me ty”. /Telegrafi/