Site icon Telegrafi

Një javë pas zgjedhjeve, akoma nuk dihet kush është fituesi

Ka kaluar një javë pas zgjedhjeve parlamentare dhe akoma nuk dihet kush është fituesi. Pas mbylljes së vendvotimeve, festuan edhe partitë qeverisëse por edhe opozita. Prej kur KSHZ-ja shpalli rezultatet e para nuk ndodhi asnjë urim, por edhe asnjë pranim i humbjes mes partive më të mëdha maqedonase, edhe pse dallimi ndërmjet tyre është rreth 20 mijë vota, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa analist në deklaratat dhe artikujt e tyre theksojnë se praktika demokratike është që, partia që i ka humb zgjedhjet duhet t’ia urojë fitoren partisë që i ka fituar zgjedhjet.

TV Nova ka bërë një hulumtim të zgjedhjeve më larg Ballkanit. Ata kanë vërejtur se 17 vite më parë, zgjedhjet në SHBA janë vendosur me dallim prej 573 vota. Në Gjermani dallimi ndërmjet Shreder dhe Shtojber ka qenë 6 mijë vota, ndërsa në Itali në vitin 2006 dallimi ndërmjet Prodit dhe Berluskonit ka qenë 25 mijë vota./Telegrafi/

Exit mobile version