Telegrafi

Një javë pas “Malli”, Kida paralajmëron këngën e re

Kida (Foto: Instagram)

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, një javë më parë solli këngën e re me titull “Malli”.

Ky projekt i saj u mirëprit nga publiku dhe vetëm për pak ditë në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e 2.9 milionë klikimeve.

Megjithatë, duket se kjo nuk do jetë kënga e vetme e 23-vjeçares pasi një tjetër është rrugës dhe siç paralajmërohet do të publikohet së shpejti.

Këtë e bëri të ditur vet artistja Latifi, duke treguar për publikun përmes një postimi që ka hedhur në InstaStory.

Lexo po ashtu Kida publikon klipin e këngës "Malli"

“Ata më thanë të kem durim, por si do kem në një situatë të tillë? Mezi po pres të dëgjoni këngën e re”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos, duke mos zbuluar detaje më të hollësishme.

Kida paralajmëron këngën e re (Foto: Instagram)

Kida përndryshe ka kohë që është larguar nga grupi “On Records”, në të cilin solli projekte mjaft të suksesshme për më shumë se pesë vite.

Tani, ajo është tejet e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë, duke grumbulluar kështu fansa gjithandej. /Telegrafi/