Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, një javë më parë solli këngën e re me titull “Malli”.
Ky projekt i saj u mirëprit nga publiku dhe vetëm për pak ditë në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e 2.9 milionë klikimeve.
Megjithatë, duket se kjo nuk do jetë kënga e vetme e 23-vjeçares pasi një tjetër është rrugës dhe siç paralajmërohet do të publikohet së shpejti.
Këtë e bëri të ditur vet artistja Latifi, duke treguar për publikun përmes një postimi që ka hedhur në InstaStory.
“Ata më thanë të kem durim, por si do kem në një situatë të tillë? Mezi po pres të dëgjoni këngën e re”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos, duke mos zbuluar detaje më të hollësishme.
Kida përndryshe ka kohë që është larguar nga grupi “On Records”, në të cilin solli projekte mjaft të suksesshme për më shumë se pesë vite.
Tani, ajo është tejet e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë, duke grumbulluar kështu fansa gjithandej. /Telegrafi/