Cristiano Ronaldo është vendosur në një vilë luksoze me pamje nga Oqeani Atlantik në ishullin e tij në vendlindjen Madeira, vilë e kompletuar me pishinën e vendosur në katin më të epërm.
E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez ka ofruar një vështrim të vilës mahnitëse, ku ata janë duke kaluar kohën pas përhapjes së pandeminë së coronavirusit.
Portugezi së bashku me familjen e tij u zhvendosën në ishull në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi bashkëlojtari i Ronaldos, Daniele Rugani, rezultoi pozitiv në testin e coronavirusit të dielën.
Juventusi ka konfirmuar se po “aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me Ruganin”.
Por, më 17 mars u zbulua që një shok tjetër i skuadrës, Blaise Matuidi, gjithashtu kishte rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.
Klubi ka konfirmuar se Ronaldo po qëndron në Madeira dhe nuk do të kthehet në Itali për momentin: “Cristiano Ronaldo nuk ka trajnuar dhe mbetet në Madeira duke pritur zhvillime me krizën aktuale shëndetësore”.
Cristiano thuhet se po qëndron në dy katet e epërme të një shtëpie shtatëkatëshe që e bleu kohëve të fundit në Funchal.
Nëna e tij Dolores Aveiro, aktualisht në spital pas një sulmi në tru dy javë më parë, dhe vëllai i tij Hugo thuhet se jetojnë në katet e poshtme.
Georgina postoi një fotografi mahnitëse, ku ndau me fansat pishinën në katin e epërm të shtëpisë, duke treguar djalin më të madh të Cristianos, Cristiano Ronaldo Jr, duke parë detin.
Ajo më vonë postoi një foto të re ku tregon vajzën Alana duke pushuar në një divan nga një dritare, e cila ofron pamje mahnitëse të Oqeanit Atlantik. /Telegrafi/