Një mundësi e rrallë po ofrohet nga ishulli Bardsey Trust i Uellsit, i cili po kërkon dy roje të gatshëm për të punuar dhe jetuar në ishull.
Fituesit do të gëzojnë përfitime nga më të ndryshmet. Përveç pagës prej 13 euro në orë, ata do të kenë mundësinë për të eksploruar detin me një udhëtim me varkë një herë në muaj.
Gjithashtu do të caktohet një vend i përbashkët për ushqim, dhe do t’iu sigurohet internet.
Megjithatë, kandidatët duhet të jenë të vetëdijshëm për disa kushte specifike. Ishulli ofron “energji të kufizuar elektrike” të siguruar nga panelet diellore, nuk ka ujë të nxehtë të rrjedhshëm, ndërsa tualeti ndodhet jashtë.
Për të qenë pjesë e kësaj aventure unike, aplikuesit duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe një patentë shoferi.
Kontrata e punës thuhet të zgjasë nga 1 marsi deri më 30 tetor. /Telegrafi/