Site icon Telegrafi

Një ish-shef i sigurisë hapësinore të Izraelit siguroi se të huajt ekzistojnë dhe se një “Federatë ndërgalaktike” kërkoi të mbante sekretin

Haim Eshed siguroi se ekziston “një bazë nëntokësore në Mars” ku “alienët dhe përfaqësuesit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara” punojnë së bashku dhe se Donald Trump ishte gati të zbulonte këtë informacion.

Të huajt janë të vërtetë, Donald Trump e di atë dhe jo vetëm kaq, ai ka një pakt me një “Federatë Ndërgalaktike” për ta mbajtur atë të fshehtë. Mund të tingëllojë si e habitshme, por këtë e deklaroi ish shefi i sigurimit hapësinor të Izraelit Haim Eshed në një intervistë në hebraisht me gazetën e respektuar izraelite Yediot Aharonot e cila, për shkak të ndikimit të saj, u riprodhua në anglisht nga Jerusalem Post dhe nga rrjeti amerikan NBC, transmeton Telegrafi.

Eshed, 81 vjeç, kaloi tre dekada në krye të drejtorisë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, është një profesor i respektuar në vendin e tij dhe një gjeneral në pension.

“Objektet fluturuese të identifikuara kanë kërkuar që të mos publikojnë se janë këtu, njerëzimi nuk është ende gati”, tha ai në intervistë.

Profesor Eshed, i cili drejtoi gjithashtu projektin e lëshimit të satelitit Ofec, është një entuziast i qenieve nga një planet tjetër, për të cilin ai pretendon se ka qenë me ne për një kohë të gjatë.

Në librin e tij “Universi Përtej Horizontit”, ai argumenton se takimet e tipit të tretë janë një gjë e përditshme në nivelet më të larta të qeverisë amerikane, të cilët ranë në kontakt me alienët dekada më parë.

Sipas Eshed, ndikimi i të huajve në Tokë ka qenë i tillë që ata madje kanë parandaluar që të ndodhin disa holokaustë bërthamorë.

Ish-shefi i sigurisë hapësinore i Izraelit flet për ekzistencën e një “Federate ndërgalagtike” që përbëhet nga qenie nga planetë të tjerë, por edhe njerëz, të cilët erdhën këtu për të hetuar dhe kuptuar strukturën e universit. Ky bashkëpunim do të përfshinte një bazë nëntokësore në Mars, ku ka të huaj dhe përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Eshed këmbëngul se kjo është e njohur për sundimtarët e Shteteve të Bashkuara për një kohë të gjatë dhe se Donald Trump nuk ka qenë përjashtim, madje duke arritur deri atje sa të pohonte se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara ishte “në prag” të zbulimit të ekzistencës së huajve.

Profesori tha se po e zbulonte këtë informacion tani sepse mendonte se fusha e kërkimit shkencor ishte avancuar mjaftueshëm për të mos e etiketuar atë si një të çmendur, por për të hetuar dhe vërtetuar atë që ai e dinte të vërtetën.

“Sot ata tashmë flasin në një mënyrë tjetër. Nuk kam asgjë për të humbur. Unë kam marrë diplomat dhe mirënjohjet e mia, jam i respektuar në universitetet jashtë vendit, ku gjithashtu tendenca po ndryshon”, tha Eshed.

Sigurisht, mos e ngatërroni këtë me “Forcën Hapësinore” që Presidenti Trump krijoi si një degë e pestë e Forcave të Armatosura të SHBA-së, për të cilën nuk ka asnjë provë se ajo ndërvepron me qenie jashtë kësaj bote.

“Së shpejti, me siguri, ne do të kontaktojmë me alienët, ata do të na mësojnë gjithçka që dinë, shkenca do të kërcejë një mijë vjet dritë përpara dhe ne mund të fillojmë të udhëtojmë në ​​kohë”, tha Eshed.

Duhet të sqarohet se Profesor Eshed nuk paraqiti prova të pretendimeve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version